KAPITULLI 6 – VEPRIMTARIA NË FERR

......Kapitulli 5                                                                             Kapitulli 7........


KAPITULLI 6 – VEPRIMTARIA NË FERR
Para nesh mund të shikoja një dritë të verdhë e të zbehtë. Jesusi dhe unë dolëm nga tyneli i frikës dhe tani qëndronim në një pjesë të ngritur të ndyre me pamje nga barku i ferrit. Me aq sa mund të shikoja dukej se një shumë e madhe veprimtarie po ndodhte në qëndër (në barkun) e ferrit.

Ne ndaluam dhe Jesusi foli, “Unë do të çoj përmes barkut të ferrit dhe do të zbuloj ty shumë gjëra. Eja, Më ndiq.” Të dy ne filluam të ecim.

Jesusi tha, “Përpara ka shumë tmerre. Ato nuk janë pjesë e imagjinatës së dikujt – por janë të vërteta. Bëj të mundur që t'ju tregosh lexuesve se forca e djallit është e vërtetë. Tregoju atyre gjithashtu se Satani është i vërtetë dhe forcat e errësirës janë të vërteta. Por thuaji atyre të mos dëshpërohen, se nëse njerëzit e Mi që thirren sipas emrit Tim e përulin veten, luten dhe kthehen nga udhët e këqija, atëherë Unë do t'i dëgjoj nga qielli dhe do t'i shëroj tokat dhe trupat e tyre. Ashtu si qielli është sigurisht i vërtetë – po ashtu edhe ferri është i vërtetë.”

Zoti dëshjiron që ju të dini për ferrin dhe Ai kërkon t'ju shpëtoj nga ai vënd. Zoti do që ju ta dini se e keni një rrugëdalje. Ajo rrugë është Jesu Krishti, Shpëtimtari I shpirtit tuaj. Kujtoni se vetëm ata që e kanë të shkruajtur emrin në Librin e Jetës së Qengjit do të shpëtojnë.

Ne arritëm tek veprimtaria e parë në barkun e ferrit. Gjendej djathtas nga kishim hyrë dhe lartë në një kodër të vogël në një cep të errët të ferrit. M’u kujtuan fjalët e Zotit që më kishte thënë, “Do të duket disa herë sikur të kam lënë vetëm, por nuk është ashtu. Kujto se Unë kam të gjithë pushtetin në qiell dhe në tokë. Disa herë shpirtrat e ligj dhe shpirtrat e humbur nuk do të na shikojnë apo ta dinë se jemi këtu. Mos ki frikë. Ajo që ti do të shikosh është e vërtetë. Këto gjëra po ndodhin pikërisht tani dhe do të vazhdojnë të ndodhin deri sa vdekja dhe ferri të hidhen në liqenin e zjarrit.”

Lexues, sigurohu që emri yt është shkruajtur në Librin e Jetës së Qengjit. Para nesh mund të dëgjoja zërat dhe britmat e shpirtrave që vuanin. Ne u ngjitëm në kodrën e vogël dhe shikonim përreth. Një dritë e mbuloi vëndin dhe unë mund të shikoja qartë. Britma që kurrë nuk mendoje se janë të mundshme mbushën ajrin. Ato ishin britmat e një burri.

“Më dëgjo Mua” tha Jesusi. “Çfarë do të shikosh dhe dëgjosh tani është e vërtetë. Vini re ju pastorët e ungjillit, sepse këto janë thënie të vërteta dhe të besueshme. Zgjohuni, evangjelistë, predikues dhe mësues të Fjalës Sime, të gjithë ju që thirreni për të predikuar ungjillin e Zotit Jesu Krisht. Nëse po mëkatoni, pendohuni ose përndryshe do të humbisni.”

Ne ecëm rreth 15 feet (4.5m) afër kësaj veprimtarie. Pashë disa figura të vogla të veshur me rroba të errëta që marshonin rreth një objekti që dukej si kuti. Duke e vëzhguar nga afër, pashë se kutia ishte një arkivol dhe figurat që marshonin rreth saj ishin djajë. Ishte një arkivol i vërtetë dhe ishin 12 djajë që marshonin rreth saj. Ndërsa marshonin, ata këndonin dhe qeshnin. Secili prej tyre kishte një shtizë të mprehtë në dorë që e ngulte në arkivol përmes disa vrimave të vogla që ishin anash. Një ndjenjë e frikshme pezullonte në ajër dhe unë u trëmba me këtë pamje para meje.

Jesusi i dinte mendimet e mia dhe tha, “Bijë, ka shumë shpirtra që vuajnë këtu, dhe ka shumë lloje të ndryshme torturash për këta shpirtra. Ka një ndëshkim shumë më të madh për ata që dikur predikonin ungjillin dhe u kthyen në mëkat apo për ata që nuk ju bindën thirrjes së Zotit për jetën e tyre.”

Dëgjova një britmë kaq dëshpëruese saqë ma mbushi zemrën me pikëllim. “Asnjë shpresë, asnjë shpresë!” thërriste ai. Britma e pashpresë vinte nga arkivoli. Ishte një vajtim i pafund pendimi.

 “Zot, sa e tmerrshme!” thashë unë.

“Eja,” tha Jesusi, “Le të shkojmë më afër.” Pas kësaj, Ai ju afrua arkivolit dhe pa brënda. Unë e ndoqa dhe gjithashtu pashë brënda. Dukej se shpirtrat djajë nuk mund të na shikonin.

Një mjergull e hirtë dhe e ndyrë mbushte pjesën e brëndshme të arkivolit. Ishte shpirti i një burri. Ndërsa shikoja, djajtë i ngulnin shtizat në shpirtin e burrit në arkivol. Kurrë nuk do ta harroj vuajtjen e këtij shpirti. I thirra Jesusit, “Lëre të dalë, Zot; lëre të dal.” Torturat e këtij shpirti ishin një pamje e tmerrshme. A sikur të çlirohej. E tërhoqa dorën e Jesusit dhe ju luta ta nxirrte atë burrë nga arkivoli. 

Jesusi tha, “Bija Ime, paqe, rri e qetë.”

Kur Jesusi foli, burri na pa ne. Ai tha, “Zot, Zot, më lër të dal. Ki mëshirë.” Unë hodha sytë poshtë dhe pashë një rrëmujë të përgjakur. Para syve të mi ishte një shpirt. Brënda shpirtit ishte një zemër njeriu dhe gjak rridhte prej saj. Shtizat që e godisnin me të vërtetë I çponin zemrën. “Unë do të sherbej Ty tani, Zot.” Ai lutej, “Të lutem më lër të dal.” E dija se ky njeri e ndjente çdo shtizë që i çponte zemrën.

“Ditë e natë, ai torturohet,” tha Zoti. “Ai është vënë këtu nga Satani dhe është vetë Satani ai që e torturon atë.” Burri bërtiste,”Zot, unë tani do të predikoj ungjillin e vërtetë. Do të tregoj për mëkatin dhe ferrin. Por të lutem më ndihmo të dal që këtej.”

Jesusi tha, “Ky njeri ishte një predikues I Fjalës së Zotit. Ishte një periudhë kur ai më shërbeu Mua me gjithë zemrën e tij dhe çoi shumë njerëz drejt shpëtimit. Disa nga ata që ai ktheu edhe sot akoma më shëbejnë Mua, edhe pas shumë vitesh. Epshi I mishit dhe mashtrimi I pasurive e çoi në rrugën e gabuar. Ai lejoi Satanin të fitonte sundimin mbi të. Ai kishte një kishë të madhe, një makinë të mirë, dhe një pagesë të madhe. Ai filloi të vjedhë nga ofertat e kishës. Ai filloi të mësoj gënjeshtra. Ai fliste kryesisht gjysëm gënjeshtra dhe gjysëm të vërteta. Ai nuk më lejonte Mua ta korrigjoja. Unë dërgova lajmëtarët e Mi ti tregojnë të pendohet dhe të predikojë të vërtetën, por ai donte kënaqësitë e jetës së tij më shumë se jetën e Zotit. Ai e dinte të mos mësonte apo predikonte asnjë doktrinë tjetër përveç të vërtetës si zbulohej në Bibël.”

“Por para se të vdiste, ai tha se pagësimi i Shpirtit të Shenjtë është një gënjeshtër dhe se ata që deklarojnë se kanë Shpirtin e Shenjtë janë hipokritë. Ai tha se mund të jesh një pijanec dhe të shkosh në qiell, madje dhe pa u penduar. Ai tha se Zoti nuk do të dërgoj asnjë në ferr – dhe se Zoti është tepër i mirë ta bëj këtë. Ai bëri që shumë njerëz të mirë të largohen nga hiret e Zotit. Ai madje tha se nuk ka nevojë për Mua, sepse ai vetë ishte si zot. Ai shkoi deri aty sa të mbaj seminare për të mësuar këtë doktrinë të rreme. Ai e shkeli Fjalën Time të Shenjtë me këmbë. Përsëri, Unë vashdoja ta doja atë. Bija ime, është më mirë që kurrë të mos më kishe njohur Mua sesa të më njihje Mua dhe ti ktheje kurrizin shërbimit Tim,” tha Zoti.

“Vetëm po të kishte dëgjuar Ty, Zot!” thirra unë. “Vetëm po të kujdesej për shpirtin e tij dhe shpirtin e të tjerëve.”

“Ai nuk më dëgjoi Mua. Kur Unë e thirra ai nuk më dëgjonte. Ai donte jetën e tij të lehtë. Unë e thirra, e thirra të pendohej por ai nuk kthehej tek Unë. Një ditë ai vdiq dhe erdhi menjëherë këtu. Tani Satani e torturon për atë që ai dikur predikoi Fjalën Time dhe shpëtoi shpirtrat për mbretërinë Time. Kjo është tortura për të.” Shikoja se si djajtë vazhdonin të marshonin rreth e rrotull arkivolit. Zemra e burrit rrihte dhe gjak I vërtetë dilte prej saj. Kurrë nuk do ti harroj britmat e tij të dhimbjes dhe trishtimit.

Jesusi e vështroi burrin në arkivol me dhembshuri të madhe dhe tha, “Gjaku I shumë shpirtrave të humbur është në duart e këtij njeriu. Shumë prej tyre po torturohen tani këtu.” Me zemër të trishtuar, Jesusi dhe unë vazhduam të ecim.

Ndërsa u larguam, pashë një grup tjetër djajsh që vinin tek arkivoli. Ata ishin rreth 3 feet (91.44cm) të gjatë, të veshur me rroba të zeza dhe me kapuç të zinj që ju mbulonin fytyrën.  Ata e bënin me radhë për të torturuar këtë shpirt.

Mendoja se si krenaria tek të gjithë ne herë pas herë na bën që të mos pranojmë gabimet tona dhe të kërkojmë falje. Ne refuzojmë të pendohemi dhe të përulim veten dhe vazhdojmë sikur vetëm ne e kishim kurdoherë  te drejtë. Por dëgjoni, o shpirt, se ferri është I vërtetë. Ju lutem të mos shkoni në atë vënd.

Pastaj Jesusi më tregoi një orë gjigante, që shtrihej në gjithë botën. Dhe e dëgjova tek bënte tik tak. Akrepi I orës po afrohej afër pozicionit të orës 12 dhe akrepi I minutave lëviste rrotull derisa ndaloi tre minuta para 12. Vjedhurazi akrepi I minutave lëvizi drejt orës. Kur lëvizi, tik-taku u bë e më I lartë deri sa dukej se mbushi gjithë tokën.

Zoti foli si një trumpetë, dhe zëri I Tij tingëllonte si shumë ujëra. “Dëgjoni dhe mbani vesh se çfarë Shpirti I thotë kishave,” tha Ai. “Të jeni gati, sepse në një kohë kur ju nuk e mendoni, Unë do të vij përsëri. Unë e dëgjoj orën që bie. Është ora 12. Dhëndri ka ardhur për nusen e Tij.”

A jeni gati për ardhjen e Krishtit, miku im?
Apo jeni si ata që thonë, “Jo sot, Zot”?
A do ta thërrisni Atë dhe të shpëtoni?
A do ti jepni Atij zemrën tuaj sot?

Mbajeni mënd se Jesusi mund dhe do t’ju shpëtoj nga e gjithë e liga nëse e thërrisni Atë sot dhe pendoheni. Lutuni për familjen dhe të dashurit tuaj që ata të kthehen tek Krishti para se të jetë tepër vonë. Dëgjoni kur Jesusi thotë,”Unë do tju mbroj nga I ligu. Unë do tju ruaj në të gjitha rrugët tuaja. Unë do tju shpëtoj. Unë do të shpëtoj të dashurit tuaj. Më thërrisni Mua sot dhe jetoni.”

Me shumë lotë, unë lutem që të gjithë ju që lexoni këtë libër të kuptoni të vërtetën para se të jetë vonë. Ferri është për përjetësi. Unë po përpiqem me sa të mundem të zbuloj të gjitha ato që pashë dhe dëgjova. E di se këto gjëra janë të vërteta. Kur të lexoni pjesën tjetër të librit, lutem që ju të pendoheni dhe të merrni Jesu Krishtin si Shpëtimtarin tuaj personal.

Dëgjova Zotin të thoshte, “Është koha të ikim. Ne do të kthehemi përsëri nesër.”

No comments:

Post a Comment