Kapitulli 3 - Kemba e Djathte e Ferrit

....Kapitulli 2                                                                                   Kapitulli 4.....

KAPITULLI 3 – Këmba e Djathtë e Ferrit

Nuk isha në gjëndje të fle apo të ha qëkur isha në ferr atë natën para. Çdo ditë e përjetoja ferrin. Kur mbyllja sytë, gjithçka që shikoja ishte ferri. Veshët e mi nuk mund të ndalonin britmat e të mallkuarëve. Ashtu si një program televiziv, unë i përjetoja të gjitha gjërat që pashë në ferr gjatë gjithë kohës. Çdo natë  isha në ferr, dhe çdo ditë mundohesha të gjeja pikërisht fjalët e duhura për ti sjellë gjithë botës këtë gjë të frikshme. Jesusi mu paraqit përsëri dhe tha, “Sonte ne do të shkojmë në këmbën e djathtë të ferrit, bija Ime. Mos ki frikë sepse Unë të dua dhe do të jem me ty.”

Fytyra e Jesusit ishte e trishtueshme dhe sytë e Tij ishin mbushur me butësi dhe dashuri të thellë. Edhe pse ata në ferr ishin përherë të humbur, e dija se Ai akoma i donte ata dhe do ti donte pëjetesisht. “Bija Ime,” tha Ai, “Zoti, Ati Ynë, I dha secilit prej nesh një vullnet që ne të mund të zgjedhim nëse i shërbejmë Atij apo Satanit. Ti e shikon se Zoti nuk e krijoi ferrin për njerëzit e Tij. Satani i mashtron shumë që ta ndjekin atë, por ferri u krijua për satanin dhe ëngjëjt e tij. Nuk është dëshira Ime, as e Atit Tim, që dikush të humbasi.” Lotë dhembshurie  rridhnin në faqet e Jesusit.

Ai filloi të flasi përsëri, “Kujto fjalët e Mia në ditët që vijnë kur Unë të tregoj ferrin. Unë kam gjithë fuqinë në qiell dhe në tokë. Tani, herë pas here do të duket se jam larguar nga ty por në fakt nuk është ashtu. Gjithashtu, herë pas herë forcat e liga dhe shpirtrat e humbur mund të na shohin dhe disa herë jo. Nuk ka rëndësi se ku shkojmë, të jesh në paqe dhe të mos kesh frikë të më ndjekësh mua.”

Ne vazhduam së bashku. E ndiqja Atë nga mbrapa shumë afër duke qarë. Kam qarë për ditë me radhë dhe nuk mund ta hiqja nga vetja presencës e ferrit që ishte gjithmonë para meje. Qaja kruesisht brënda vetes. Shpirti im ishte shumë i trishtuar.

Ne arritëm tek këmba e djathtë e ferrit. Duke vështruar para, pashë se ishim në një rrugicë të thatë dhe të djegur. Britmat mbushinin ajrin e ndotur, dhe aroma e vdekjes ishte ngado. Aroma ishte disaherë kaq e neverithsme saqë më vinte përzjer në stomak. Ngado ishte errësirë përveç dritës që rrezatonte nga Krishti dhe gropat e zjarrit të cilat dukeshin si pika në atë peisazh aq sa mund të shikoja.

Papritur, djajtë e të gjitha llojeve po na kalonin afër. Djajtë na ulërinin ndërsa ne u kalonin afër. Shpirtra djajsh të gjitha mashësive dhe formave po flisnin me njëri tjetrin. Para nesh, një djall i madh po u jepte urdhra atyre të vegjëlve. Ne ndaluam të dëgjojmë dhe Jesusi tha, “ Është gjithashtu një ushtri e padukshme  e forcave te liga që ne nuk e shohim këtu – djajë të tillë si shpirtrat e ligj të sëmundjes.”

“Shkoni!” djalli i madh i tha djajve të vegjël. “ Bëni shumë gjëra të liga. Prishni shtëpi dhe shkatërroni familje. Joshni kristianët e dobët dhe çorjentoni dhe keq-udhëzoni sa më shumë të mundeni. Ju do të merrni shpërblimin tuaj kur të ktheheni. Kujtoni, duhet të keni kujdes me ata që me të vërtetë e kanë pranuar Jesusin si Shpëtimtarin e tyre, Ata kanë fuqinë t’ju dëbojnë. Shkoni përmes tokës. Kam plotë të tjerë atje dhe do të dërgoj akoma të tjerë. Kujtoni se jemi shërbëtorë të princit të errësirës dhe të focave të ajrit.”

Me këtë fjalë, format e liga filluan të ngjiten lart dhe të dalin nga ferri. Dyert në majë të këmbës së djathtë të ferrit hapeshin dhe mbylleshin shumë shpejt për t'i lënë ata të dilnin. Gjithashtu, disa ngjiteshin dhe dilnin nga tyneli nga i cili ne erdhem.

Do të përpiqem të përshkruaj pamjen e këtyre qënieve të liga. Ai që fliste ishte shumë i madh, rreth madhësisë së një ariu të madh të rritur, në ngjyrë kafe, më një kokë si lakuriq nate dhe sytë ishin shumë thellë në një fytyrë leshtore. Krahët leshtorë binin në të dyja anët dhe dhëmbë të mëdhenj dilnin nga fytyra e tij leshtore.

Një tjetër ishte i vogël si një majmun me krahë shumë të gjatë dhe qime në gjithë trupin. Fytyra e tij ishte e imët dhe kishte hundë me majë. Nuk pashë askund asnjë sy tek ai.

Prapë një tjetër kishte një kokë të madhe, veshë të mëdhenj dhe një bisht të gjatë kurse një tjetër ishte i madh sa një kalë dhe kishte lëkurë të butë. Pamja e këtyrë djajve dhe shpirtrave të ligj dhe aroma e tmerrshme që dilte prej tyre më bën të ndjehesha keq në stomak. Ngado që hidhja sytë kishte vetëm djajë dhe të ligj. Më i madhi i këtyre djajve, e mësova nga Zoti, i merrte urdhrat drejt nga Satani.

Jesusi dhe unë ecnim përgjatë udhës deri sa arritëm tek një gropë tjetër. Britmat e dhimbjes, tingujt e trishtueshëm të paharuar ishin ngado. Zoti Im, çfarë vjen më pas? Mendova unë.

Ne I kaluam disa nga qëniet e liga të cilat dukej se nuk na panë dhe ndaluam tek një gropë tjetër zjarri dhe squfuri. Në këtë gropë ishte një njeri trup-madh. E dëgjova që predikonte ungjillin. Pashë Jesusin me habi për një përgjigje , sepse Ai gjithmonë I dinte mendimet e mia. Ai tha, “Ndërsa ishte ne tokë, ky njeri ishte një predikues I ungjillit. Për një kohë ai foli të vërtetën dhe më shërbeu Mua.”

Pyesja veten se çfarë bënte ky njeri në ferr. Ishte I gjatë 6 feet (1.83 metra) dhe skeleti I tij ishte I pistë, ngjyrë gri si një gur varri. Pjesë të rrobave ende I vareshing në trup. Doja të dija perse flakët i kishin lënë këto rroba të grisura dhe nuk I kishte djegur. Mish I djegur varej prej tij dhe kafka e tij dukej të ishte në flakë. Një erë e keqe dilte prej tij.

No comments:

Post a Comment